![Barbana Dini i jep fund beqarisë, merr propozimin e veçantë në festën e ditëlindjes](https://455807.1skhq.group/wp-content/uploads/2022/07/barbara.png)
Këngëtarja Barbana Dini ka festuar ditëlindjen ku nuk kanë munguar edhe suprizat.
Partneri i këngëtares i ka propozuar për martesë gjatë festës, ku ishin duke festuar me miqë dhe të afërmit e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku ka postuar një video nga momenti i veçantë.
Partneri i saj, identitetin e të cilit këngëtarja e ka mbajtur privat, është gjunjëzuar për ti bërë pyetjen e shumëpritur gjatë festës.
Barbana dukej se nuk e priste këtë propozim, teksa shihet e habitur dhe e përlotur gjatë momentit magjik.
Çifti kanë qënë në një marrëdhënie prej disa kohësh, edhe pse kanë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre private.
Linku: https://www.instagram.com/stories/barbana_ergidini/2875125894658472773/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdUGMsLrMrN/