ShowBiz
uj

Si e përjetoi Harry lajmin e vdekjes së Princesh Dianës, publikohen detajet

Princi Harry ka zbuluar momentin kur mbreti Charles i dha lajmin për vdekjen e nënës së tij, Princeshës Diana. Ai vuri në dukje se babai i tij nuk e përqafoi atë ndërsa princi i ri përpiqej të përpunonte humbjen.

Harry ishte disa javë larg ditëlindjes së tij të 13-të kur e ëma u nda nga jeta.

Charles ishte ulur buzë shtratit të tij, duke e quajtur” bir i dashur” dhe duke i shpjeguar se kishte ndodhur një aksident me makinë dhe se Diana nuk ishte shëruar nga plagët e saj.

Harry raporton se ai nuk qau dhe se babai i tij nuk e përqafoi, por përkundrazi i vuri dorën në gju dhe i tha se gjithçka do të ishte në rregull. Charles ia kishte përcjellë Uilliam-it lajmin e hidhur më para.

Kujtojmë se Princesh Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997.

Linku: https://nypost.com/2023/01/05/harry-recalls-moment-he-learned-mother-princess-diana-was-dead/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CYRvWJhsFWC/