Sipas People, 45-vjeçari dhe e dashura e tij, Jennifer Goicoechea, 40 vjeç, u martuan në Las Vegas gjatë fundjavës, ku këngëtari performoi në “Super Bowl LVIII”.
Pas ndeshjes së madhe, dyshja dolën së bashku në Las Vegas dhe Usher u fotografua me një unazë ari në dorën e majtë.
Në fillim të kësaj jave, artisti foli në mënyrë ekskluzive për People, në lidhje me marrëdhënien e tij me Goicoechea.
“Dëgjo, kur gjen dikë dhe e kupton se është një partner i mrekullueshëm, sigurisht që është nder e kënaqësi të ndash jetën me dikë që dëshiron ta ndajë atë me ty dhe të do, në tërësinë tënde. Ne padyshim që kemi bërë një zotim, që përjetë do jemi së bashku për shkak të fëmijëve tanë. Nuk do të ishte e çuditshme që ne të martoheshim. Ne e kemi bërë këtu tashmë. E kuptoni çfarë po them? Dhe ne do të jemi në jetën e njëri-tjetrit derisa të vdesim”, u shpreh Usher.
Këngëtari është në lidhje me 40-vjeçaren që nga viti 2016 dhe bashkë kanë dy fëmijë. Usher ka qenë dy herë i martuar më parë dhe nga këto martesa ka 4 fëmijë.
Linku: https://www.today.com/popculture/news/usher-marries-jenn-goicoechea-rcna138504
Foto: https://www.instagram.com/p/qvzi_2S0zN/