Horoskopi ditor, 22 korrik 2024 – ArkivaNews
Home Lifestyle Horoskopi ditor, 22 korrik 2024
Horoskopi ditor, 22 korrik 2024
0

Horoskopi ditor, 22 korrik 2024

0
0

Demi 

Po kaloni një periudhë të vështirë por që keni marrë shumë vendime dhe zgjedhje kohët e fundit. Sipas aftësive dhe moshës suaj mund të keni një përgjigje të mirë për këtë. Ju këshillohet të mos bini pre e premtimeve që duken se janë tërheqëse, por të mbështeteni vetëm në situata konkrete. Për dashurinë ju sugjeroj që të mos prisni që të tjerët të afrohen te ju. Venusi është në favor tuaj dhe sharmi juaj dyfishohet deri në fillim të gushtit. Kjo do të jetë e dobishme për të gjetur personin e zemrës suaj dhe për të zyrtarizuar një histori nëse ende nuk e keni bërë. 

Dashi 

Sot do të keni një ditë të lodhshme. Ju rekomandohet të shmangni polemikat pasi do të keni çështje për t’u diskutuar në shtëpi dhe tensione në raportet midis prindërve dhe fëmijëve. Gjatë mëngjesit do të ndiheni pak të lodhur sepse do të duhet të bëni kaq shumë gjëra sa do të arrini në fund të ditës të stërvitur. Ju do të kërkoni stimuj të jashtëm për të gjetur motivime të reja në çdo aspekt. Në mbrëmje nuk do të keni shumë dëshirë të zemëroheni por dikush mund tiu bëjë të humbisni durimin. Xhelozia, ngurtësia dhe krenaria do të ndryshojnë në emocionet tuaja duke bërë shumë të vështirë dialogun. Me shenjën e Akrepit, do të jetë një lojë e vazhdueshme mes tërheqjes dhe përqafimit. 

Binjakët 

Tani që gjithçka duket më qetë në krahasim me të kaluarën, je vetë ti që po vlerëson jetën tënde. Disa persona tani duket se janë kthyer në njerëz më të buta, por deri para pak kohësh e kishin provokuar durimin tënd. Fatmirësisht kreativiteti nuk mungon saqë tani Marsi, Jupiteri dhe edhe Hëna janë në favorin tënd. Në këtë periudhë mund të rinisësh diçka të rëndësishme për të ardhmen.Do të keni konfigurime ideale për të bërë një projekt dhe për të shkruar diçka të bukur. Gjithashtu dhe për të bërë një dhuratë të ndjeshme, për të “skenarizuar” jetën tënde në një mënyrë të ndryshme. E përdor fjalën “skenarizuar” me qëllim pasi ti do të shkruash do të tregosh që je regjizor i jetës tënde dhe të atyre që të rrethojnë. Krijuesit janë më të favorizuarit me Jupiterin në shenjën e tyre. 

Gaforrja 

Në muajin gusht për ata më të vendosur do të jetë koha e dashurisë dhe e rimarrjes së emocioneve të humbura në të kaluarën. Kjo gjendje e mirëqenies dhe kreativitetit përfaqësohet edhe në çështjet e punës prandaj do të ketë një motivim gjithnjë e më të madh për të angazhuar veten dhe pse jo për të pasur dëshirë dhe vullnet për të rifilluar. Kreativiteti gjithashtu përfshin edhe fëmijët. Ata që mund dhe duan t’i kenë kanë filluar tashmë ose do të bëjnë gjithçka për të planifikuar një lindje në muajt e ardhshëm. Për këtë javë unë shënoj të mërkurën më 24 dhe të enjten më 25 sepse do të jenë më të rëndësishmet.  Më mirë është të harrosh të kaluarën nëse të dhemb. Ti je një person që ushqehet me kujtime me përvoja që madje edhe kur largohet për një udhëtim nuk pret të kthehet në ‘kushtetën’  në shtëpinë e vet. Por nëse disa situata nuk janë më të menaxhueshme ose duket se janë kaluar duhet të kesh guximin të kthehesh faqen dhe të shikosh të ardhmen me më pak pesimizëm. 

Luani 

Numëro deri në 10 pasi sot humbja e durimit është një moment. Do të jesh i tensionuar, i nervozuar dhe shumë pak tolerant, sidomos ndaj atyre që guxojnë të të thonë “jo” ose të mos ndjekin këshillat e tua. Kjo situatë astrologjike nuk ka fuqi të shkatërrojë marrëdhëniet e miqësisë dhe dashurisë pasi Venere ende është në shenjën tënde. Ti di si të bëhesh i vëmendshëm di të fluturosh lart tani më shumë se kurrë me Jupiterin në favorin tënd mund të shohësh botën dhe mundësitë që ajo ofron në çdo drejtim që ajo të sjell. Nuk ka rrezik humbjeje por kjo Hënë bëhet pasqyra jote. Mos rreziko dhe bëhu më i përulur për disa ditë të paktën. 

Virgjëresha 

Dashuria po ofron një strehë të sigurt për ju. Ata që janë të lindur në këtë shenjë zodiakale shqyrtojnë çështjet praktike të jetës. Planet do të të shoqërojë shumicën e muajit gusht. Kështu që ka leje për miqësi dhe takime të reja për atë periudhë lirimi që unë e kam paralajmëruar për kohë të gjatë. Do të kesh vënë re se disa plane persona që interesat kanë ndryshuar pak nga fati dhe pak nga zgjedhja jote. Rregullo çështjet familjare që lidhen me fëmijët në disa raste larg ose të nevojshëm për ndihmë ekonomike. 

Peshorja 

Unë gjithmonë them të mos besoni por të verifikoni pasi kjo është mënyra më e këndshme për të pasur interesim në horoskop. Jam i bindur që shumë njerëz kanë pasur një fundjavë të rënduar, por dita e hënë dhe të martë do të jenë shumë më aktive. Muajt e ardhshëm do të jenë një zgjim i plotë. Jupiteri po punon dhe propozon një stil të ri të jetës për ty. Sigurisht nuk mund të harrohen me një lëvizje të shpejtë  të gjitha problemet e përjetuara vitin e kaluar. Ata që janë në luftë për të rikuperuar energjinë fizike do të duhet ende të punojnë për një kohë të gjatë për të gjetur ekuilibrin. Megjithatë nga sot deri në të dielën yjet do të ndihmojnë që të jemi edhe më optimistë dhe me vetëbesimin që rikthehet duke qenë në favor të Marsit. 

Akrepi 

Ka tension në ajër dhe shumë lodhje. Sot diskutimi nuk sjell asgjë, sidomos nëse insistohet në situata që nuk kanë kuptim. Unë duhet të paralajmëroj çiftet që kanë pasur probleme në kohët e fundit që problemi ka qënë  në komunikim. Do ishte më mirë të shkohet thellë për të kuptuar nëse ka probleme të vjetra për ti zgjidhur ato.  Gushti do të jetë një muaj shumë më i qetë për ndjenjat. Prandaj nëse ideja sot nuk është e qartë, është më mirë të mos e ekspozoni atë. Të humbesh veten në një ëndërr është legjitim por është më mirë të mos braktiset racionaliteti që ti ke. Në të kundërt do të rrezikohet të jetosh mes zjarrit dhe larg realitetit. 

Shigjetari 

Me Hënën në favor qielli ndihmon më shumë. Kështu që sharmi yt nuk do të shkojë pa u vënë re falë aftësisë së fjalës që zotëron dhe do të arrish të bindësh një person se planet e tua janë të vlefshme. Venusi rrit një narcizëm që mund të çojë në zgjedhje të rrezikshme. Ka rrezik që të fillosh një projekt që është shumë i vështirë. Dashuria ka nevojë për rregulla të forta për të ecë përpara gjithashtu dhe për tu rezistuar distancave të detyruara nga koha. Shumë persona janë gjetur në një vend tjetër, me njerëz tjerë rreth tyre. 

Bricjapi 

Nuk të kanë bindur kurrë aventurat e rrezikshme ndërsa ato të sigurta edhe pse i vështirë të bëjnë të ndihesh protagonist. Në përgjithësi horoskopi është në favorin tënd pasi ka ende njerëz të prekur nga një fazë komplekse që jetuan nga fundi i qershorit deri në fillimet e korrikut. Një fitore është arritur por me një çmim të madh fizik. Pastaj për ty kjo është dyfish, sepse rrallë pranon që të tjerët të të ndihmojnë pasi ti do të mbash gjithçka nën kontroll. Nësë flasim për dashurinë e di që mbase të intereson më pak se puna. Megjithatë nëse ke një histori të bukur dije që në gusht do të ecë përpara, ndërsa nëse nuk e ke me pak vullnet mund ta gjesh atë edhe nëse është një marrëdhënie e përkohëshme. Prandaj kthehet aftësia për të jetuar marrëdhëniet pa menduar shumë  për pasojat për atë që mund të jetë ose do të jetë. Pranoi të gjitha gjërat e reja që vijnë në jetën tënde me një buzëqeshje pa përparagjykime. 

Ujori 

Hëna në shenjë bën gjithçka elektrike. Edhe pse shumë të dashuruar me një person do të doni të largoheshit të udhëtonit dhe të organizonit diçka argëtuese larg të gjithëve. Kushdo që e do një gjë të tillë e di se kjo është një shenjë që ka nevojë ta gjejë veten larg çdo gjëje.  Sensacione të çuditshme këto orë Jupiteri këshillon emocione, projektedhe forcon ëndrrat. Dashuria po kalon në një moment të veçantë. Ka shumë përgjegjësi për një fëmijë edhe për shtëpinë. 

Peshqit 

Sa herë kam folur për ndjeshmërinë gjithashtu dhe për ankthin tënd ka përfshirë veprimet e tua. Ti do të doje të merrje siguri në punë. Fati është në duart e tua, mund të krijosh diçka të rëndësishme dhe të marrësh përsëri kontrollin e një puneje ose programi që e ke ndërprerë prej kohësh. Duhet të paralajmërojnë vetëm ato persona që sapo kanë përjetuar një krizë se është më mirë t’i zgjidhin deri në fund të muajit ose të flasin me sinqeritet dhe qartësi. Kjo sepse gushti do të jetë muaji i përballjeve të drejtpërdrejta nga ana  tjetër duhet të përgatitesh për të përballuar ose për të harruar njerëzit që kanë krijuar probleme dhe që kanë vjedhur diçka nga ty. Dhe kështu ndjenjat do të jenë në lojë mes yjeve të pasionuara por edhe të dyshimta. Pasionet e nxehta emocionojnë kështu që kujdes për ata që ndërhyjnë në marrëdhëniet e çifteve. 

Linku: https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/

Burimi i fotos: freepic

tags: