Blero në daljen e fundit është vendosur në pozitë të vështirë nga miqtë e tij që ka pasur në Big Brother Kosova.
Meti dhe Azemi e kanë përballur me disa pyetje pikante këngëtarin.
Një nga pyetjet që ngjalli më shumë kureshtje ishte nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij – Teutën, Afronën, ose siç e quante ai me përkëdheli, Bebin.
Blero u tregua i hapur dhe tha se do të përgjigjej sinqerisht. Ai deklaroi se në një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta.
“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=JgnAscc8yzY
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=JgnAscc8yzY