‘Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës’, Rovena Stefa hap zemrën në Big Brother Vip Kosova
Rovena Stefa prej javësh është e izoluar në Big Brother Vip Kosova. Këngëtarja ka ardhur pranë ndjekësve në një formë ndryshe.
Gjatë bisedave ajo ka folur dhe për jetën sentimentale ku ka theksuar se nuk ka krijuar familjen për shkak të angazhimeve në muzikë.
“Vëllai i Madh”, caktoi mbrëmjen e djeshme për banorët e “BBVK” një sfidë. “Ngjyrat e jetës time” ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, ku këta të fundit duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve.
Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen. Banorja u shpreh se do të kishte shumë dëshirë të gjente partnerin e jetës dhe të kishte fëmijë!
“Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia”, u shpreh ajo.
Llinku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos:pexele.com