Home Lifestyle Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2024
Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2024
0

Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2024

0
0

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë reshje të pakta shiu.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën dominimin e vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit të cilat vonë gjatë natës do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: