Lifestyle

Parashikimi i motit, 14 dhjetor 2024

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Pas mesditës, pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë; rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore Lindore. Kjo situatë e paqëndrushme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 6 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com