Eno Popi dhe pse është një nga figurat më të spikatura për ekranet në vendin tonë kur vjen puna tek intervistat ai i ka shumë të rralla.
Në daljen e tij të fundit Eno ka folur rreth prindërimit në distancë. Vajza e tij së bashku me partnerën jetojnë në Kanada.
Kujtojmë se gazetari shpesh është përfolur për divorc por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre.
“Në fillim unë jam trembur nga kjo. Ka qenë një stad jete, të cilin ne e kërkonim, ende edhe pa qenë gati, dhe kur ndodhi, m’u duk sikur çdo gjë duhet ta timonoja ndryshe, me mënyrën se si duhet të përshtateshim me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendjen”.
“Nuk e di a jam baba i mirë. Kur të rritet Liv, do të ketë një konkluzion nëse kam qenë baba i mirë mjaftueshëm…”.
Linku:
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/enopopi/