Home Lifestyle Parashikimi i motit, 6 janar 2025
Parashikimi i motit, 6 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 6 janar 2025

0
0

Vijon territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore. Ndërkohë gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritne me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: