ShowBiz

Majk zbulon më shumë detaje rreth raportit me të birin

Majk është një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare, jetën private ai e mban larg vëmendjes mediatike.

Si rrallë herë këngëtari ka folur për raportin me djalin.

Majk ka theksuar se raporti është shumë i mirë, shumë i ngushtë, si babë e djalë.

Në një intervistë për “The Elite Way” në ATV, ai ka shpjeguar se si ardhja në jetë e vogëlushit Roani ka pasur një ndikim të thellë në çdo aspekt të jetës së tij.

‘Ndonjëherë bën ca llastime të vogla, shkon në gardërobë, më merr rrobat dhe veç kur vjen më surprizon me rrobat e mia, syze dhe janë pjesë shumë gazmore që më bëjnë ta dua edhe më shumë kur e shoh.’

Linku:“The Elite Way”

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/majkaveli/