ShowBiz

Egla Ceno zbulon se kë banor pëlqen në BBV

Në puntatën e rradhës të “Pardon My French” ishte e ftuar Egla Ceno. Egla ka folur për banorët e Big Brother Vip Albania 4 dhe situatat e krijuara në shtëpi.  

Pjesë nga intervista e Eglës 

Moderatorja: A e ke ndjekur Big Brother Vip?  

Egla: Po e kam ndjekur po jo shumë se kam impenjime. Për mua loja ka filluar në momentin që hyri Gjesti, kam parë copza videosh nëpër rrjete sociale. Është e qëllimshme kjo ndezja që ai i ka bërë banorëve, i ka funksionuar dhe bravo i qoftë. Kam pikpyetjet e mia se sa do mundet ta vazhdoj. 

Moderatorja: Po se në një moment të caktuar edhe mund të lodhet ke të drejtë. Në fakt ti je përmëndur herë pas here edhe nëpër komente. Ke ndonjë personazh me aq pak sa e ke ndjekur duke qënë se je e angazhuar me teatrin që të kujton ndodhta veten në momente të caktuara? Apo jo nuk mund të bëjmë krahasime? 

Egla: Jo, domethënë ne nuk e shohim dot veten ashtu siç na shohin të tjerët nuk do e gjeja dot unë këtë paralelizëm. 

Moderatorja: Po dikë që do të doje që të ishte fitues?  

Egla: Nuk e di, mua më pëlqente kjo Amber që doli, në kuptimin që kishte një llojë inteligjence në batutë. Dhe kalvarin e saj që e mori vesh gjithë shqipëria pra shëndërrimi i saj nga burrë në grua nuk ja lëshoi kurrkujtë në asnjë sekond, të bënte viktimën dhe të thoshte që mua më kanë bërë këtë apo unë kam pësuar këtë. Për këtë fitoj respektin tim me thënë të drejtën dhe më erdhi shumë keq që e la shtëpinë.  

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=dOhQluS_-9o&t=93s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDj-o7-taem/?img_index=2