Amber një nga personazhet më të komentuara të këtij Big Brother ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Amber ka folur për rrugëtimin e saj brënda shtëpisë së Big Brother dhe për daljen nga shtëpia. Gjatë emisionit Amber ka rrëfyer se nëna e saj kishte kaluar arrest kardiak kur ajo ishte akoma brënda në shtëpine e Big Brother Vip.
“Unë kam pasur një ndjesi që këtë ndjesi e provon vetëm fëmija me nënën. Mamaja ime ka kaluar një atak kardiak kur unë kam qënë brënda, produksioni ka qënë në dijeni për të më lajmëruar por ka qënë nëna ime që ka thënë që ai fëmij ka vuajtur shumë për të qënë aty ku është dhe të lutem mos ja ndërprisni ëndrrën. Dhe këtë gjë e bën vëtëm një nënë e fortë , tani shyqyr është mirë.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=s9hDlDwhAnI