Home ShowBiz A do të rikthehet Redoni në BBV4, ja si përgjigjet këngëtari
A do të rikthehet Redoni në BBV4, ja si përgjigjet këngëtari
0

A do të rikthehet Redoni në BBV4, ja si përgjigjet këngëtari

0
0

Redoni ka qenë i ftuar në Wake-Up ku ka zbuluar më shumë detaje që nga vendimi për të dalë e deri tek përlqimi me Eglin.

Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh. Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot.

Për sa i përket pëlqimit ndaj Eglit ai shprehet:

Pëlqimi është real, por në fund unë thashë që dua të dal për këto arsye e të rri për ato arsye nuk ia vlente. I kam nxjerrë në peshore dhe më shumë ia vlente që të dilja.

A do ta konsideroje mundësinë që të rihyje edhe njëherë brenda?

Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë.

Linku:https://www.youtube.com/results?search_query=wakeup

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/redonberani/

tags: