Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale, e cila pritet në Fier dhe Divjakë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1- 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com