Home ShowBiz ‘Me Eglin i kam shkëputur kontaktet’, Xumi flet për herë të parë pas eleminimit nga BBV
‘Me Eglin i kam shkëputur kontaktet’, Xumi flet për herë të parë pas eleminimit nga BBV
0

‘Me Eglin i kam shkëputur kontaktet’, Xumi flet për herë të parë pas eleminimit nga BBV

0
0

Xumi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother. I ftuar në emisioni Shqipëria Live ai theksoi se sinqeriteti i tij i tepruar bëri të mundur që ai të eleminohej. Për sa i përket raportit me Eglin ai u shpreh se e ka shkëputur përfundimisht që në shtëpinë vip.

“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi. Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra. Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment skam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj. Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh e kisha shkëputur kontaktet me Eglin.”, u shpreh Xumi.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Ep3R1KLmdbc

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=Ep3R1KLmdbc

tags: