Home Lifestyle Parashikimi i motit, 24 janar 2025
Parashikimi i motit, 24 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 24 janar 2025

0
0

Dita e premte në orët e para të mëngjesit në territorin Shqiptar do të sjelli rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet të regjistrohen në –1 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten shumë pranë vlerave 10 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket mesditës presim maksimume të cilat do të jenë në vlerën 18 gradë celcus në vijën bregdetare.

Ndërsa në qytetet e zonës së ulët maksimumet në orët e mesditës do të jenë në vlerën 17 gradë celcius. Në zonat malore kemi maksimume të cilat do të jenë jo më shumë se vlera 11 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike do të vijojnë vransirat e shpeshta të jenë prezente në territorin Shqiptar duke bërë që më të fokusuara të jenë në zonat veriore në pothuajse gjithë ditën duke bërë që të kemi herë pas here zhvillim të tyre dhe do të kemi prezente rreshjet e pakta të shiut dhe rreshjet e dëborës.

Rreshjet e dëborës më të dukshme do të jenë në skajin verilindor në territorin Shqiptar. Ndërsa në pjesën tjetër të veriut do të kemi momente me rreshje të pakta të izoluara shiu, përsa i përket pjesës tjetër të territurit Shqiptar do të jetë me mot të qëndrueshëm. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=BAySLUOKve8

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-river-snow-covered-mountains-landscape-kashmir-state-india_1254579.htm#fromView=search&page=4&position=0&uuid=2b8fa827-db15-45fd-b04e-2f9950b9a13b&new_detail=true&query=sunny+weather