Gjesti dhe Egli janë parë si një çift në tentativë brenda shtëpisë vip. Afërsia e tyre ka bërë që ndjekësit të dyshojnë një gjë të tillë por me kalimin e ditëve është evidentuar se Egli është më e përfshirë ndërsa këngëtari më i tërhequr.
Së fundmi Gjesti është munduar t’ia bëjë të qarta gjërat Eglit ku i ka deklaruar se nuk është i përfshirë me ndjenja. Ajo e ka pyetur nëse ka lënë diçka pezull jashtë. Ky i fundit dhe ditë më parë i ka sqaruar se me Xhenetën e ka mbyllur historinë e tij dhe e ka dashur shumë si vajzë.
Në bisedën e fundit pyetjet e shpeshta rreth Xhenetës e kanë acaruar Gjestin dhe shprehet kështu.
Gjesti: Kam grua jashtë.
Egli: Ta kesh me jetë. Veten tënde ke treguar që ke gënjyer. S’më ke ulur mua. Ke ulura atë dhe veten.
Gjesti: A bën të largohesh nga këtu?
Egli: Jo. Kur të ulem sipër ku je ulur ti atëherë po. Nëse do të ikësh, ik. Nuk jam ulur te ti, jam ulur te dërrasat e shtëpisë. Të pëlqen apo nuk të pëlqen, je në të njëjtin territor me mua.
Gjesti: S’dua të rri me ty. Zhduku!
Pas këtyre replikave Gjesti i është afruar përsëri duke e sqaruar se dëshiron të jetë i sinqertë me të dhe nuk don ta lëndojë apo ta përdorë për lojë.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheral
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheral