Home Lifestyle Parashikimi i motit, 26 janar 2025
Parashikimi i motit, 26 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 26 janar 2025

0
0

Dita e dielë për territorin Shqiptar do të sjell rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bere që në qytetet e zonave malore të regjistrohen në –1 gradë celcius në Pukë, Peshkopi, Ersekë po po ashtu edhe në ultësirën perëndimore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet të luhaten nga 5 deri në vlerën 10 gradë celcious në vijën bregdetare.

Përsa i përket mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit ku presim maksimume të cilat luhaten në vlerën 19 apo 20 gradë celcious në zonat jug perëndimore të territorit Shqiptar. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 19 gradë celcius. Në zonat malore po ashtu do të kemi rritje të temperaturave të ajrit gjatë mesditës duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 13 apo 14 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike dita e djelë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke qërë që të kemi alterime kthjellimesh dhe vransira të shpeshta, kthjellimet më të dukshme pritet të jenë gjatë pjesës së dytë të ditë gjatë vijës bregdetare. Parametri i erës nuk do të jetë shqetësues pasi do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi perëndimor. 

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=aVUHOCf1RTo

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/yellow-flowers_1484001.htm#fromView=search&page=1&position=3&uuid=265d6b07-a1f6-4a42-9d83-9d63915ffb4b&new_detail=true&query=sunny+day