Home Lifestyle Parashikimi motit, 28 janar 2025
Parashikimi motit, 28 janar 2025
0

Parashikimi motit, 28 janar 2025

0
0

Dita e martë do të sjelli rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëgjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave të regjistrohen deri në 2 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo në Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore tempraturat e ajrit gjatë mëngjeseve do të luhaten nga 5 deri në vlerën 10 gradë cecius në vijën bregdetare.

Përsa i përket mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rangë territorit të regjistrohen në vlerën 20 gradë celcius, temperaturat më të larta regjistrohen në jugperëndim të territorit Shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër e qyteteve të zonës së ulët do të luhaten nga 16 dhe shumë pranë vlerave 19 gradë celcius.

Edhe në zonat malore kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen shumë pranë vlerave 14 gradë celcius. Nga ana tjetër pjesa e parë e ditës përsa i përket kushteve atmosferike do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat jugore.

Ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të kemi kalime të shpeshta të vransirave, vransira të cilat do të bëhen më të dukshshme gjatë pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin por më të fokusuara do të jenë në zonat veriore veriperëndimore duke bërë që herë pas here të pësoj zhvillime dhe do të kemi prezente rreshje shiu.  

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=2YDRg91ELPs

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-countryside-dirt-road-in-autumn-30396395/