Home ShowBiz Parashikimi i motit, 30 janar 2025
Parashikimi i motit, 30 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 30 janar 2025

0
0

Dita e enjte do të vazhdoj të jetë në mbizotrimin e masave të paqëndrueshme duke bërë që të kemi vransira të shpeshta prezente, të kemi rritje të lagështirës ne ajër dhe të kemi prezente rreshjet e shiut në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të rreshjeve të dëborës më të dukshme do të jenë në verilindje.

Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi një rënie të ndjeshme të tyre duke bërë që mimimumet të regjistrohen në –3 gradë celcius në qytet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka. Ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 3 dhe jo më shumë se vlera 9 gradë celcius në vijën bregdetare.

Mesdita do të ketë një rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen në vlerën 15 gradë celcius në vijën bregdetare, në qytet e zonës së ulët do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 14 gradë celcius. Ndërsa në zonat malore temperaturat e ajrit në orët e mesdites do të luhaten nga 6 deri në 9 gradë celcius.

Përsa i përket parapetrit të erës do të jetë me një shpejtësi rreth 40 kilometra për orë. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=Aoo6knCIFiU

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-walkway-through-lush-green-wetlands-in-summer-30438634/