Në një sfidë të fundit të dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ banorët kanë rrëfyer dy të vërteta dhe një gënjeshtër nga jeta e tyre. Vëmendjen e ka marrë një nga të vërtetat e Livias.
Banoja ka tronditur me rrëfimin ku është shprehur se kanë tentuar ta përdhunojnë në moshën 4 vjeçare.
Ajo ka rrëfyer se një ngjarje e tillë ka ndodhur në Itali kur një person i afërt i familjes ka tentuar ta përdhunojë atë, duke e mbyllur shpesh në dhomë me pretekstin se po i tregonte një përrallë dhe është përpjekur ta prekë dhe puthë në mënyra të papërshtatshme.
Livia ka treguar se në atë kohë nuk e kishte kuptuar plotësisht atë që po ndodhte, por shumë vite më vonë, pasi dëgjoi një histori të ngjashme, kujtimet e ngjarjes iu rikthyen dhe ishte keq emocionalisht. Ajo ka theksuar se çdo herë që e shihte atë person ndiente neveri.
Linku: https://www.instagram.com/p/DFf2n3DMBf6/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/liviabrunga/