Home ShowBiz Juli flet për zarfin e zi – Çfarë fshihet pas largimit të G Banit?
Juli flet për zarfin e zi – Çfarë fshihet pas largimit të G Banit?
0

Juli flet për zarfin e zi – Çfarë fshihet pas largimit të G Banit?

0
0

Jul Deda ka komentuar për përjashtimin e G Banit nga Big Brother Vip, duke theksuar se ky vendim është i drejtë. Ai ka theksuar gjithashtu se, ndonëse nuk e justifikon dhunën dhe fjalët ofenduese, G Banin e ka parë gjithmonë si një personazh të veçantë në shtëpi. Sipas tij G Bani do të ishte finalist i padiskutueshëm nëse nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë.

Ai gjithashtu e mbështet sjelljen e Gjestit për të përdorur strategjinë e “nxjerrjes me zarf të zi” për të larguar banorët e tjerë, duke e konsideruar këtë si lëvizje të guximshme dhe të drejtë. G Bani është lojtari i parë i fortë që Gjesti nxorri nga shtëpia.  

Jul Deda: “Vendimi i vëllait të madh është i drejtë. E kam thënë gjithmonë, që nuk e justifikoj as dhunën dhe as fjalët ofenduese, por gjithashtu kam thënë që G Bani ishte një ngjyrë ndryshe në shtëpi. Nëse G Bani nuk do të shkonte në këtë pikë ishte finalit i padiskutueshëm. Gjesti ka të drejtën e vet të përdorë strategjinë e “nxjerrjes me zarf të zi” të banorëve të tjerë nga shtëpia. G Bani është lojtari i parë i fortë, që Gjesti nxorri nga shtëpia.” 

juli (9)

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/juldeda/3564132333675418143/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DEfJrMNNaK_/