![Stresi shpërthen pas incidentit mes G Banit dhe Gjestit në BBV: Kjo s’është lojë! Nxirreni jashtë!](https://455807.1skhq.group/wp-content/uploads/2025/02/stresi-6.jpg)
Stresi shpërthen pas incidentit mes G Banit dhe Gjestit në BBV: Kjo s’është lojë! Nxirreni jashtë!
Reperi Stresi ka reaguar ashpër pas incidentit në “Big Brother Vip”, ku G Bani i gjuajti Gjestit në fytyrë. Përmes postimeve në instagram, ai ka shprehur indinjatën e tij, duke kërkuar masa nga produksioni dhe duke theksuar se kjo situatë nuk mund të quhet lojë. Në një nga postimet e tij, Stresi thekson se Gjestin duket ta trajtojnë me drejtësi, duke u ndjerë i keqardhur për të dhe familjen e tij.
Ndërkohë, ai bën thirrje për përjashtimin e G Banit, duke e quajtur veprimin e tij të turpshëm dhe duke theksuar se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me ndjekësit që kërkojnë veprim nga produksioni për të ndëshkuar dhunën brenda formatit.
Postimi i parë i Stresit: “Edhe tu honger e gjujti???????? Sa i pabes!!! Nxirreni iher jasht e ta shohim a bon kshtu neper tiranes ky qorri Tja trregojm qysh sillet Si vje turp flet per jeten e per rrugen e per rregullat e jetes… Turp turp turp Mesa di une anej nga vjen ti o bani ste Prek kush kur han buk Sidomos….”.
Postimi i dytë i Stresit: “naten e mire dhe gjykojeni vet….. nese sdel ky neser ky i forti i big brother gjesti ska Ça bo mo aty mrena kjo so loj Me Vjen shum keq per gjestin Sidomos per familjen e Tij AAAA Produksionin te marr masa sepse duhet ta trajtoje ne menyre barabart dhe gjestin aty e ka familjen per momentin Dhe esht vllai I madh RedPokujt me I fol”.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDhthoyCWXw/?img_index=2