ShowBiz

Ups! Jozi e pret jashtë – Loredana i jep të drejtë babait

Loredana dhe Jozi kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të Big Brother Vip, sidomos pas takimit të babait të Loredanës me te ku i kërkoj të ndahej nga Jozi. Jozi në emisionet që ka qenë i ftuar ka treguar se Loredanën do ta pres derisa të mbaroj rrugëtimin në BBV, po duket se Loredana nuk eshte ne te njejtin mendim me Jozin. Gjatë një bisede me Gertën dhe Laertin, Loreda është shprehur se ka qenë nën hijen e Jozit dhe se babai i saj ka pasur të drejtë. 

Loredana: “Kam qënë komplet brënda një hijeje dhe babi ka patur të drejtë. Isha shumë e verbuar nga kjo gjëja që kisha ndaj Jozit. Tani ngaqë kam dal pak nga kjo hija sepse nuk e kam më atë kiminë që kisha ditë për ditë, atë njeriun që doja, që më pëlqente nuk e kam më përpara, mu desh pak sa të ngrihesha pak në këmbë.” 

Burimi i artikullit:

https://www.instagram.com/p/DF5rF1jMG1w/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/DF0oDtQuktz/?img_index=1