Home Lifestyle Parashikimi i motit, 11 shkurt 2025
Parashikimi i motit, 11 shkurt 2025
0

Parashikimi i motit, 11 shkurt 2025

0
0

Që në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga mot i vranët në pothuajse të gjithë territorin, ku herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në zonat veri-perëndimore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa në zonat malore Verilindore kryesisht do të ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës.  Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në orët e mesditës duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 – 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: