
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë në të gjithë territorin e vendit mot të vranët. Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikim e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta, duke sjellë herë pas here, reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në Jug dhe Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, duke krijuar në brigjet detare valëzim deri në 5 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com