
Dita e hënë për territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës të kemi intervale të gjata me kthjellime, kalime të shpeshta të vransirave. Në pjesën e dytë të ditës vransirat do të bëhen më të dukshme kryesisht në zonat verilindore duke bërë që herë pas herë të kemi rreshje të pakta dhe të izoluara dëbore, pjesa tjetër e territorit mbetet me mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar deri në – 3 gradë celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit janë luhatur nga 3 deri në 7 gradë celcius. Përsa i përket mesditës do të kemi maksimume që do të jenë jo më shumë se vlera 13 gradë celcsius në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore parashikohet që maksimumet të jenë rreth vlerës 7 apo 8 gradë celcius.
Përsa i përket parametrit të erës parashikohet të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verio verilindor.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=fF2iJ8RP4rg
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/road-between-pine-trees-39811/