
Dita e ejnte për territorin shqiptar sjell rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore kryesisht në verilindje në Peshkopi, Kukës dhe në Bulqizë të regjistrohen në – 7 gradë celcius, në zonat e thella malore akoma dhe më të ulta. Në juglindje temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë regjistruar në – 5 dhe – 6 gradë celcius, edhe në ultësirën perëndimore kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit gjatë orëve të para të mëngjesit duke bërë që minimumet do të luhaten nga 0 dhe jo më shumë se vlera 4 gradë celcius në vijën bregdetare.
Mesdita do të sjelli maksimume të cilat do të jenë në vlerën 13 gradë celcius të regjistruara në jugperëndim të territorit shqiptar. Përsa i përket kushteve atmosferike do të kemi mot të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vransirave. Vransira më të shpeshta pritet të jenë gjatë orëve të pasdites por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje. Përsa i përket parametrit të erës do të jetë më një shpejtësi 40 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verilindor duke bërë që herë pas here duke bërë që dhe temperaturat e ajrit të ndihen më të ulta.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=3cW1CSPKZlw
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sunlight-with-white-clouds-296234/