Gjesti dhe Egli janë përfshirë në një tjetër përballje të fortë së bashku. Egli nuk ndalon së foluri për pëlqimin dhe ndjenjat që ka krijuar për Gjestin në shtëpinë vip.
Ajo madje ka treguar se po vdes ta puthë këngëtarin dhe nuk ka turp nga një gjë e tillë.
Situata është tensionuar edhe më shumë pas një debati pas spektaklit, ku Gjesti ka qenë tepër i drejtpërdrejtë me Eglin. Ai i ka bërë të qartë se nuk ka asnjë interes për të, duke i thënë:
“Jam tallur me ty. Nuk të dua dhe nuk të xhelozoj. Shkurt, shqip: Nuk të dua, dhe nuk të xhelozoj! Betohem në Zot”.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/