Aktualitet

Sportistja e njohur shqiptare ndahet nga jeta si pasojë e një aksidenti

Lajmi i trishtë për sportin, Anila Muça është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik në Irlandë

Anila Muça atletja e njohur shqiptare  ishte anëtare e klubit Born to Run me bazë në Tralee dhe ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër të madh maratonash gjatë viteve të fundit.

Ka qenë klubi i saj që ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit.

“Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se bukuroshja jonë. mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti, lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj të bukur dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që po vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet këtë mbrëmje”.

Anila ka lënë pas dy fëmijë dhe shumë trishtim tek familjarët.

Linku:Top Channel

Burimi i fotos:pexele.com