
I ftuar në episodin e rradhës të emisionit “Tar” në “Top Albania Radio” ishte i eleminuari i të shtunës Tiri Gjoci. Tiri ka folur për rrugëtimin e tij në Big Brother Vip, por për më shumë ka folur për situatën e tij me Loredanën dhe për planet që ai kishte bërë kundra saj edhe pse nuk ja doli dot ti realizonte.
Tiri Gjoci: “Unë asaj vajze kur doli Krisa i kisha bërë një premtim që do ta çjerr maskën, do ti tregoj njerëzve se cila je ti. Kisha në plan ta afroja që të bëja një lojë që konluzioni nuk mund ta them fije për pe por që kuptohet në fund, mbase lidhje jo por do ta afroja. Kisha një plan që do të ishte shumë i bukur për tu parë por që nuk e realizova dot, do ta afroja që të kishim ngacmime dhe në fund do të bëja atë që meritonte ajo vajzë. Ajo ishte gati të luante, me aq pak sa i dhashë unë asaj, ajo vajzë ka qëndruar dy herë përball meje dhe më ka konfirmuar me kokë që po do ta bëjmë.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C-bIVbUIqly/?img_index=1