Home Lifestyle Parashikimi i motit, 7 mars 2025
Parashikimi i motit, 7 mars 2025
0

Parashikimi i motit, 7 mars 2025

0
0

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Linku:metoalb

Burim i fotos:pexele.com

tags: