Vlerat e larta barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.
Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin; më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 20°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare;
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com