ShowBiz

U largua nga ekrani, Gent Zenelaj zbulon incidentin që i ndodhi

Gentian Zenelaj në daljen e fundit ka zbuluar pse ka qenë i tërhequr nga skena gjatë kësaj periudhe. Ai ka zbuluar se një incident me qenin i solli pasoja serioze në jetën e tij shëndetësore dhe atë profesionale.

“Ishte një ditë e bukur nëntori, data 5 nëntor, po shëtisja qenin. Qeni im pa një qen rruge a një mace a nuk e di se çfarë. Më tërhoqi, s’isha as në celular se tani është bërë celulari edhe kur ecim problematik, jo më në makinë. Rrëzohem dhe thyej këmbën në dy vende. I thashë kam përshtypjen kam një tërheqje. Qeshi doktori, tha ‘futu të bëjmë një grafi,’ tha ‘ke dy thyerje’” kujton ai.

Pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, Zenelaj nuk e lejoi këtë incident ta pengonte në angazhimet e tij profesionale. Ai tregoi se, sapo doli nga operacioni, u rikthye menjëherë në emisionin e tij televiziv. Pra, jam operuar dhe kam dalë direkt në ‘Stop’. Çunat më bënë ca rampa me dyer që të ngjitesha, ishte tmerr i madh, isha me dy paterica, ishte siklet i jashtëzakonshëm.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=4dsJCcWjyUY

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=4dsJCcWjyUY