
Devis Xherahu është një nga artistët më të veçantë të estradës për shkak të muzikë së mirë që ka sjellë ndër vite.
Këngëtari nuk ndalon së surprizuari audiencën me projekte të veçanta. Pak ditë më parë ai ka sjellë projektin Ka momente. Në daljen e tij të fundit këngëtari teksa promovonte projektin ka zbuluar kompromisin më të madh që ka bërë.
“Unë jam një çikë rebel dhe kjo dihet edhe nga shoqëria ime e të gjithë. Kompromise mund të bëj në momente që se pret dhe kur ma kërkon kompromisin nuk e bëj dot. Por ka qenë momenti kur është larguar babai në 2007 nga jeta dhe unë në një kontratë që kisha në Greqi duhet të punoja pas një jave. Ky është kompromisi më i madh që kam bërë me veten, sepse dilja në skenë këndoja dhe shkoja në dhomë qaja. Ngushëllohesha me faktin që babai më shikonte gjithmonë, ai ka qenë muza ime dhe që unë jam ky që jam sot që të bëhesha artist. Ky ishte kompromisi më i vështirë që më kujtohet tani.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=C6UdNlm600E
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=OyMhx12L3_Q