Home ShowBiz I publikoi bisedën e orëve të vona, reagime të forta mes Drilonit dhe Xhenetës
I publikoi bisedën e orëve të vona, reagime të forta mes Drilonit dhe Xhenetës
0

I publikoi bisedën e orëve të vona, reagime të forta mes Drilonit dhe Xhenetës

0
0

Xheneta dhe Driloni gjatë qëndrimit në shtëpinë vip në Kosovë kanë pasur shumë përplasje. Driloni madje u shpreh në atë periudhë se nuk do të merrej kurrë me një vajzë si Xheneta. Por pas gjithë këtyre fjalëve duket se mednimet kanë ndryshuar për Drilonin dhe një ditë ka vendosur të telefonojë Xhenetën dhe ta ftojë për të dalë për diçka më shumë.

S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.

Pas publikimit të videos së Xhenetës duke nxjerrë zbuluar Drilonin publikisht ka ardhur reagimi i Drilonit

“Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj. E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni. Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.

Pas kësaj ka ardhur një tjetër reagim nga ana e vetë Xhenetës.

“E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi. Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,”

Linku:https://www.instagram.com/p/DFvCwMBN4e4/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DFvCwMBN4e4/

tags: