
Rasti i Drenusha Latifit ka qenë kryefjalë e titujve rozë dhe jo vetëm për shkak të hyrjes së Atillës në BBVK pak kohë më parë.
Kjo temë është një nga më të zhurmshme po aq dhe të ndjeshme për shkak të dhunës që është ushtruar.
Një deklaratë e Olsës së fundmi e ka rikthyer përsëri temën e nxehtë të Drednushës.
E pyetur për hyrjen e Atillës në BBVK ajo u përgjigj kështu :
‘Unë pashë që dokumentat ligjorë, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Në momentin që Drenusha nuk kërkonte largimin e Atillës, të gjitha palët ishim shumë okej.’
Kjo deklaratë ka qenë denigruese për Drenushën e cila ka reaguar ashpër në një deklaratë për mediat.
‘Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin. Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar. Për këtë jemi duke përgatitur një padi për producenten. Drenusha thekson se dhuna e ushtruar nga Atilla ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.
Linku:https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=623243810522848
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/drenusha_latifi_/