
0
0
Dita vijon me mot të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore.
Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër do të ketë momente me pika shiu.
Gjatë natës shirat do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com