
Dea Mishel ka ndarë një mendim në rrjetet sociale ku shpreh pakënaqësitë e saj ndaj personazheve publik që tregojnë vështirësitë familjare për të fituar simpati. Ajo thekson se prindërit nuk janë të përsosur, por përpiqen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Sipas saj viktimizimi publik për çështje familjare shpesh shihet si një përpjekje për të fituar vëmëndje dhe jo si një formë reale e forcës. Dea shton se duhet të tregojmë më shumë mirëkuptim dhe empati për prindërit, duke vlerësuar përpjektjet e tyre për të na bërë njerëz më të mirë.
Dea Mishel: “Mua s’me pelqen shume kur personazhet publike telendisin prinderit per te treguar qe kane vuajtur. Prinderit nuk jane perfekte dhe ndonjehere mund te gabojne. Po kur i keni tejkaluar gjerat, seshte e drejte qe ne funksion te fames te dalesh te tregosh gjithe historite familjare.
Me duket sikur behet per te viktimizuar veten per tu dukur i vuajtur dhe i forte. E kuptoj qe eshte force te kalosh probleme familjare po ska nevoje t’i perdoresh. Nese ti je vertet njeri i forte, ato gjera te kane kalitur ne personin qe je dhe kjo duhet te jete mjaftueshem per ty. Prinderit jane individe me identitet te tyrin, qe nuk e kane zgjedhur famen dhe skane pse jetojne me gabimet e tyre publikisht, perjete.
Per me teper, jetet e brezave para nesh kane qene shuume me te veshtira se tonat dhe ne duhet te jemi pak me mirekuptues. Patjeter, te sherojme traumat tona, por te kemi dhe empati per vuajtjet e prinderve apo gjysherve tane, qe si ne, kane qene thjesht te rinj dhe jane perpjekur te bejne me te miren.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/deamichellee/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DHJtffNNSIN/?img_index=1