
Valbona në daljen e saj të fundit ka zbuluar më shumë detaje për raportin me Laertin dhe zhgënjimin që ka pësuar.
Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja.
Sipas saj, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep i BBV është i monitoruar 24 në 24. Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur.
Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.
Linku:https://www.youtube.com/results?search_query=valbona+laerti
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/valbona.mhilli/