
Dita e enjte për territorin Shqiptar nis në mbizotërimin e rreshjeve të shiut të cilat herë pas here do të shfaqen edhe në formën e rrebesheve. Kryesisht më të dukshme rrebeshet e shiut do të jenë në në zonat veriore dhe në zonat qëndrore. Ndërsa në zonat jugore rrebeshet e shiut do të jenë në sasira më të pakta, do të vijojë mot i pa qëndrueshëm me rreshje shiu thuajse përgjatë gjithë 24 orshit për të gjithë territorin Shqiptar.
Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit pritet të kenë një rritje të lehtë të tyre duke bërë që në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 5 gradë celcius, ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 6 dhe deri në vlerën 11 gradë celcius. Përsa i përket orëve të mesditës duke qënë se do të kemi prezente rreshjet e shiut pritet që të kemi një rënie të temperaturave të ajrit, e ndjeshme kjo duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 18 apo 19 gradë celcius në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 10 gradë celcius në orët e medites. Përsa i përket parametrit të erës herë pas here shfaqet disi problematik pasi do të jetë me një shpejtësi edhe në 50 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimorë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-27-mars-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/road-between-pine-trees-39811/