Parashikimi i motit, 12 tetor 2023 – ArkivaNews
Home Lifestyle Parashikimi i motit, 12 tetor 2023
Parashikimi i motit, 12 tetor 2023
0

Parashikimi i motit, 12 tetor 2023

0
0

Sot territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në mbrëmje edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e para të mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalab

Burimi i fotos: pexele.com