Agron Llakaj po kalon një periudhë të vështirë për shkak të humbjes së bashkëshortes. Shpesh jemi mësuar ta shikojmë aktorin të bëjë dedikime për të ndjerën.
Në ditën e ditëlindjes së saj aktori ka ardhur me një postim prekës në rrjete sociale.
“E dashur dhe e shenjtë Kostandina,
1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen… Si sot një vit më parë, festuam me gëzim, kënduam me zjarr “happy birthday” pa e ditur se kjo ishte torta e fundit me Ty. Sot, kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa praninë tënde.”
Aktori ndalet në përditshmërinë e tij, ku një tufë lule dhe një qiri janë të vetmet simbole të kujtimeve që ruan:
“Cdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, shpirti yt vjen si flutur ose vegim. Ne kërkojmë një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai ylli që ndriçon më fort natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti.”
Në fund të letrës, ai e përshëndet me një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje:
“Ti je këtu, mes nesh, mes atyre që të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, me trup e shpirt. Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!”
Linku:https://www.instagram.com/agronllakajofficial/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/agronllakajofficial/