Home Lifestyle Parashikimi i motit, 22 janar 2025
Parashikimi i motit, 22 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 22 janar 2025

0
0

Dita e mërkurë do të vijoj në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që të kemi vransira të paktën deri në orët e mbrëmjes, kjo do të thotë që to të kemi prezente reshjet e shiut në ultësirën perëndimore në zonat e izoluara herë pas here edhe në formën e rrebesheve.

Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqe të rreshjeve të dëborës, orët e vona të natës sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi rënie të tyre duke bërë që minimumet të regjistrohen në –1 apo –2 gradë celcus në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka.

Ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit luhaten nga 2 deri në vlerën 8 gradë celcus në vijën bregdetare. Përsa i përket maksimumeve do të ketë një rritje të lehtë të tyre duke bërë që në ultësirën perëndimore maksimumet të regjistrohen në vlerën 17 gradë celcus.

Ndërsa në zonat malore pritet që maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 10 gradë celcus. Përsa i përket parametrit të erës herë pas here shfaqet problematik pasi do të jetë me një shpejtësi edhe për 50 kilometra për orë. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=kh0P5IhLdlM

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/grassy-field-with-leafless-trees-distance-cloudy-sky-background_8281181.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=0671d286-7341-4a5d-b5e6-3cd553f26944&new_detail=true&query=cloudy+weather