Home ShowBiz ‘Thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë’, Ledina Çelo zbulon të pathënat nga mëmësia
‘Thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë’, Ledina Çelo zbulon të pathënat nga mëmësia
0

‘Thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë’, Ledina Çelo zbulon të pathënat nga mëmësia

0
0

Ledina Çelo në daljen e fundit ka folur për mëmësinë.  Ajo zbuloi se si hoqi dorë nga karriera pas të 30-tave për tu bërë nënë ku më pas iu dedikua plotësisht familjes.

‘Të tridhjeta kanë qenë fiks momenti kur unë mendova për tu bërë nënë, ndoshta ishte një periudhë e cila më largoi atë ëndrrën që do të bëhesh një artiste në skenë. Dëshira e madhe ishte e të dyve por pas dy vitesh pritje, nuk po realizohej. Mjekët më thonin të prisja por s’doja të humbja më kohë,’ u shpreh Ledina.

Kur isha e vogël në moshën 6-vjeçare unë kam pasur një aksident të vogël. Isha një fëmijë si arapçi, hipa në dollap, u rrëzova dhe bëra një operacion në pjesën e stomakut. Dola me sukses, por si ishte puna, ai meraku gjithmonë. Më dilnin halucinacione, thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë.

Ledina tregoi se ajo dhe partneri zgjodhën metodën InVitro dhe çdo gjë shkoi mirë. Ka qenë një shtatzëni fantastike.

Linku: Panorama

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledinacelo/