Home Lifestyle Parashikimi i motit, 25 shkurt 2025
Parashikimi i motit, 25 shkurt 2025
0

Parashikimi i motit, 25 shkurt 2025

0
0

Dita e martë për territorin shqiptar parashikohet të jetë në ndikimin e vransirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke bërë që të kemi momente me rreshje shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të rreshjeve të dëborës të cilat më të dukshme do të jenë në zonat juglindore.

Përsa i përket pjesës së dytë të ditë të ditës kemi përmirësim të lehtë dhe gradual të kushteve të motit duke bërë që të kemi intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa në në gjysmën lindore të territorit shqiptar do të mbeten prezente vransirat e shpeshta dhe momentet e pakta me rreshje të izoluara. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të kemi rritje të tyre në ditën e martë që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka të regjistrohen në vlerën 0 gradë celcius.

Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 4 deri në 10 gradë celcius në vijën bregdetare, edhe gjatë mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të shënohen në vlerën 16 gradë celcius dhe më së shumti do të jenë prezente në vijën bregdetare. Ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume të cilat afrohen shumë pranë vlerave 10 gradë celcius.

Përsa i përket parametrit të erës pritet që herë pas here të fitoj shpejtësi duke bërë që të jetë edhe në 40 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi juglindor. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=9NKUPJqKxw4

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/vehicles-on-parallel-parking-1962450/