
Gjatë një bisede në orët e vona të natës Gjesti i është shprehur Rozanës që nëse Egli hynë në shtëpi si pjesë e sfidës “mos reagimeve” që produksioni i ka vendosur, ai do e prishi sfidën. Dhe kur Rozana e pyet nëse e ka marr malli për Eglin, Gjesti përgjigjet se po. Ju kujtojmë se produksioni ka nxjerr lajmërimin se Egli do të rikthehet në Big Brother por nuk dihet a do të jetë banore apo do të vi në studio për të folur për rrugëtimin e saj.
Gjesti: “Nese e sjellin Eglin nuk më intereson për sfidën do ta prish, le të më ulet çmimi nuk më intereson. Nëse vjen do shkoj dhe do ti flas se më ka marr malli, e mendoj shpesh sepse kam patur shumë momente të mira me të por u prish gjëja dhe shkoj për keq se të kishim vazhduar ashtu siç ishim, ishim shumë mirë.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DHEsbUaMNvs/